Adoleshentja shqiptare tërheq vëmendjen e të gjithëve, shpallet sportistja europiane më e mirë e tetorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2018 | 15:07

Adoleshentja shqiptare tërheq vëmendjen e të gjithëve, shpallet sportistja europiane më e mirë e tetorit

Elina Xhengo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në Greqi me rezultatet e shkëlqyera që po arrin në atletikë. Adoleshentja shqiptare, e cila garon për shtetin fqinj në hedhjen e shtizës, është zgjedhur si sportistja europiane më e mirë për muajin tetor.

eLINA Xhengo

16- vjeçarja me origjinë nga qyteti i Korçës ka arritur të marrë më shumë vota nga të gjithë në votimin e bërë në rrjetet më të mëdha sociale.

Ajo mori 3470 vota duke lënë pas ukrainasen Jaroslava Mahuiçik dhe bullgaren Aleksandra Naçeva. Elina Xhengo i dhuroi medaljen e artë Greqisë në Lojërat Olimpike Rinore “Buenos Aires 2018”, ku vendosi edhe një rekord të ri botëror 63.34 metra, duke ngritur flamurin grek në shkallën më të lartë të podiumit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"