Administratori i Sasuolos reagon për lojtarin e huazuar tek Xhenoa: Me Juventusin do të flasim në ditët në vijim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2021 | 13:24

Administratori i Sasuolos reagon për lojtarin e huazuar tek Xhenoa: Me Juventusin do të flasim në ditët në vijim

Me Arkadius Milik që mendohet të afrohet në merkaton e verës, Fernando Jorenten i bllokuar nga Gatuzo dhe Graciano Pelen që bind më pak, Juventus është në kërkim të një përforcimi në repartin e sulmit dhe ka vazhduar përpara për Xhanluka Skamakën, sulmuesin 22-vjeçar italian i cili është në pronësi të Sasuolos por i lënë në huazim tek skuadra e Xhenoas.

skamaka 1

Administratori i Sasuolos, Karnevali ka folur në një lidhje direkte në emisionin sportiv italian “Tiki-Taka”, në kanalin “Italia 1”, për sulmuesin italian dhe kërkesat e shumta:

“Ka shumë kërkesa, jo vetëm ajo e Juventusit që me t’a kemi raporte shumë të mira. Me drejtuesit bardhezi do të flasim në ditët në vijim.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"