Administratori i “kokëkuqes”: Do rrisim investimet për ta bërë Ferrarin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2020 | 12:56

Administratori i “kokëkuqes”: Do rrisim investimet për ta bërë Ferrarin…

Pak ditë nga prezantimi i makinës së re Ferrari, Luis Kamileri ka premtuar investime ku synon rikthimin e titullit kampion të Formulës 1 në Maranelo. Administratori i “kokëkuqes” u shpreh kështu për mediat:

louis-camilleri-ceo-ferrari-1

“Ambicia jonë është si gjithmonë synimi i titujve dhe për këtë gjë do të investojmë në infrastrukturë, burime dhe teknologji. Do të vazhdojmë ta zhvillojmë makinën edhe gjatë vitit 2020. Rregullat e reja në Formula 1 kërkojnë që të bëjmë investime të reja duke nisur që nga ky sezon”, ka deklaruar Kamileri teksa ishte i pranishëm në konferencën për shtyp ku diskutohej për bilancet financiare të 2019-ës. Më datat 19-21 shkurt si dhe 26-28 shkurt do të mbahen testet në Barcelonë, ndërsa Botërori 2020 i Formulës 1 starton më 15 mars, me çmimin e madh të Australisë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"