Administratori i Dinamos pendohet: Marr përgjegjësinë për rezultatet negative, ishin momente te nxehta dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2021 | 17:27

Administratori i Dinamos pendohet: Marr përgjegjësinë për rezultatet negative, ishin momente te nxehta dhe…

Administratori i Dinamos, Ermal Barushi, duket se është bërë pishman për deklaratat e bëra pas ndeshjes ku Dinamo u mposht minimalisht nga Vora.

Ermal Barushi

Barushi pas ndeshjes, u shpreh se po bëhet një lojë e pisët ndaj skuadrës kryeqytetase, ku nuk i kurseu edhe akuzat për arbitrimin, apo edhe për rivalët e Burrelit. Megjithatë, ai ka bërë prapakthehu, teksa ditën e sotme nëpërmjet një postimi në profilin e tij shkruan se merr përgjegjësin për rezultatet negative të skuadrës, teksa më tej thotë se deklarata e djeshme erdhi si pasojë e momentit të tensionuar dhe rezultatit.

“Nisur nga situata e krijuar pas ndeshjes së djeshme, nxitur edhe nga momenti i tensionuar për shkak të rezultatit, dua të theksoj se më vjen keq për deklaratat e mia personale të djeshme mbas ndeshjes, në ato momente të nxehta të cilat nuk kanë të bëjnë me Dinamon dhe me presidentin e saj.

Marr përgjegjësitë për rezultatet negative dhe nga sot skuadra është në heshtje shtypi dhe ka si qëllim vetëm arritjen e objektivit!”, shkruan Barushi.

LEXO EDHE:

http://www.panorama.com.al/sport/po-behet-loje-e-piset-ndaj-dinamos-barushi-shperthen-pas-ndeshjes-nje-drejtues-i-burrelit-kishte-ardhur-dhe/

PANORAMASPORT

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"