Administrator i ri/ Luftëtari bën ndryshime në strukturën e klubit, zbulohet lëvizja e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2020 | 0:09

Administrator i ri/ Luftëtari bën ndryshime në strukturën e klubit, zbulohet lëvizja e fundit

Ndryshime në strukturën e klubit të Luftëtarit. Pas dorëheqjes së administratorit Artan Lazaj pak kohë më parë, ky pozicion kishte mbetur vakant. Në këto kushte, drejtuesit e klubit kanë vendosur që të emërojnë Vangjel Çavon në rolin e administratorit të ri.

cavo

Vendimi është marrë që më 25 shkurt, ndërkohë që “Panorama Sport” ka siguruar edhe një kopje të dokumentit që është dërguar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ku dhe konfirmohet lëvizja.
dokumenti luftetari

Pra, largimi i juristit Artan Lazaj dhe emërimi i Çavos, i cili është pjesë e klubit gjirokastrit prej vitesh, por ka mbajtur pozicione të ndryshme, kryesisht duke bërë rolin e menaxherit dhe drejtorit teknik.

gjirokaster

Kujtojmë që Luftëtari funksionon si shoqëri aksionere, ku 75 % i takojnë kompanisë “ANAST” dhe president klubi është Bekim Halilaj, ndërsa 25 % të aksioneve i ka bashkia Gjirokastër. Pas 17 javësh kampionat bluzinjtë thuajse kanë humbur çdo shpresë për të mbijetuar në Superiore, duke qenë aktualisht në vend të nëntë, plot 21 pikë më pak se Vllaznia e vendit të tetë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"