Adili mesazh Tiranës: Ne luajtëm si burrat, respektoni kampionatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2020 | 23:14

Adili mesazh Tiranës: Ne luajtëm si burrat, respektoni kampionatin

Njeriu i ndeshjes Vllaznia-Kukësi Mevlan Adili i bëri apel Tiranës të respektojë kampionatin deri në fund.
bandicam 2020-07-19 23-04-23-713
Goli i mbrojtësit nga Maqedona konfirmoi bardheblutë si kampionë të Shqipërisë. Ai shtoi se

“Kemi dhe dy ndeshje. Na u shpërblye gjithë mundi dhe djersa. Nëse nuk do të isha unë, do të ishte dikush tjetër që do të shënonte. Shpresoj të mos ndalemi dhe t’i ikim play-out.

Zjarri u ndez që me ndeshjen me Laçin, kur humbëm 5-2. U bëmë të vetëdijshëm se nuk kemi çfarë të humbëm. Kemi humbur betejën, por jo luftën.

Patjetër kemi luajtur për veten time. Kam shumë miq te Tirana.

Kemi këmbëngulur. Nuk na duhej barazimi as , ne as Kukësit. Patëm shumë raste për shënim. Portieri i Kuëksit ka qenë fantastik na ka hequr 2-3 gola.

Ne luajtëm si burrat, Tirana të luajë me nder”, përfundoi Adili.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"