“Adidas”-i tërbon Robenin, kërkon fanellën me numrin 10 për Hamesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2017 | 14:05

“Adidas”-i tërbon Robenin, kërkon fanellën me numrin 10 për Hamesin

Ekipi që do të transferonte Hames Rodrigezin do të trashëgonte edhe një klauzolë të çuditshme në kontratën e marketingut me kolumbianin, numrin e fanellës së tij. “Adidas”-i bën presion që ai të mbajë numrin 10, të cilin aktualisht në Mynih e mban Arjen Roben. Por përse sponsori gjerman e kërkon me kaq ngulm mbi shpinë numrin klasik të fantazistit mbi shpinën e yllit të ri të Bajernit?

roben

Vendimi i gjigantit të veshjeve sportive lidhet natyrisht me çështjen e marketingut. Hames është një nga lojtarët më mediatikë dhe joshës për marketing sot në planet dhe emri i tij është një markë që gjeneron miliona të ardhura për sponsorët. Sipas një studimi në “Euroamerica”, kolumbiani është futbollisti i dytë pas Lionel Mesit që shiti më shumë fanella në mbarë globin për vitin 2016.

hames

Totali i bluzave të shitura me emrin e talentit më të madh kolumbian të viteve të fundit arriti në 1.234.000, pas yllit të Barcelonës që shiti 1.985.000. Në këtë klasifikim, ai la pas edhe Kristiano Ronaldon, i cili zuri vendin e tretë në podium, me 955.000 fanella të shitura. 48 orë pas prezantimit të tij në “Bernabeu” pas Botërorit 2014 u raportua se 345.000 fanella me emrin e Hamesit ishin shitur, duke thyer rekordin e të gjithë lojtarëve të blerë në historinë e klubit.

“Adidas”-i nuk është hera e parë që përfshihet direkt në të tilla çështje. E kanë bërë edhe me Bekhamin kur u transferua në “Bernabeu” dhe kërkuan numrin 23 të Majkëll Xhordanit, duke qenë se 7-ta ishte e zënë nga legjenda Raul. Tani mbetet për t’u parë: A do ta dorëzojë holandezi fluturues numrin e tij?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"