Adhuron tatuazhet, Ederson Moraesh, portieri “Trashaluq” i rekordeve “Guinness

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2020 | 20:14

Adhuron tatuazhet, Ederson Moraesh, portieri “Trashaluq” i rekordeve “Guinness

Ederson Moraesh (Osasko, Brazil, 08.17.1993) ishte një lojtar kyç në planin e Pep Guardiolës në “Bernabeu”. Ndeshja e tij e shkëlqyer me këmbë dhe topat e gjatë për Gabriel Zhezusin u shfrytëzuan më së miri në planin e trajnerit të Mançester Sitit në Madrid, në ndeshjen e vajtjes së 1/8-ave. Saktësia e portierit brazilian me këmbë është diçka për të cilën madrilenët duhet të fajësojnë Zhilberto Lopezin, zbuluesin e Edersonit në Sao Paulo.

dc0beb65006e08fd401f5adbdcb3ee53

“‘Portier, jo profesor, nuk më pëlqen. Unë dua të luaj në pozicionin tim, atë në krahun e majtë’, më tha. Ishte normale. Ishte 9 vjeç dhe në atë moshë shumica e djemve duan të shënojnë gola, – tregon për “Marca” Lopez. – Por me ndihmën e Zotit ai e kuptoi se portier ishte një ide e mirë”. Zhilberto pa një talent të fshehur tek Edersoni: “Ai ishte shumë i dobët, shumë. Kjo është arsyeja përse nisën ta quanin me shaka ‘Trashaluqi’. Godiste shumë fort, por teknikisht nuk ishte shumë i mirë. Shpejtësinë nuk e kishte të duhurën. Ishte e vështirë për të të kthehej pasi kishte dalë përpara, dukej sikur duhet të telefonoje një taksi. Për këtë e vendosa portier. Ai nuk donte, por shumë shpejt tregoi se do të ishte një sukses”.

FAMILJA

“E sollën te ne, sepse një prej vëllezërve të tij ishte aty. Familja e tij ishte shumë e varfër, por me shumë vlera. Ata vinin nga një zonë ku shtëpitë nuk kishin çati mbi kokë. Babai zgjohej në orën 4 të mëngjesit për të shpërndarë fruta perime. Ndonjëherë e ndihmonte edhe Ederson. Sot ai është portieri më i shtrenjtë në botë dhe ndoshta i ka harruar disa nga këto detaje. Njëri-tjetrit i premtuam gjërat që le të themi nuk janë përmbushur. Nuk kam folur me të prej një kohe të gjatë”, tregon me njëfarë keqardhjeje Lopez.

REKORDMENI “GUINNESS”

Mëngjarashi Ederson këmbën e majtë e ka prej pikave më të forta: “Pa dyshim më e mira që ka. Ai shënonte gola kur luante edhe portier”. Në maj 2018, në qendrën stërvitore të Sitit ai vendosi një rekord botëror. Bëri 3 tentativa për ta dërguar një rivënie fundore përtej 75 metrave dhe e dërgoi topin 75.35 metra, duke fituar çmimin “Guinness” përpara syve të shokëve të skuadrës, Sterling, Uoker dhe Foden, spektatorët dëshmitarë.

11713140-0-image-a-12_1554108644806

NUK E NJEH FRIKËN

Pa kurrfarë frike nga asgjë. Kjo është vlera më e rëndësishme në kokën e tij për t’u bërë portieri dhe njeriu që është sot. “Gjëja më e mirë e Edersonit ishte se ai nuk kishte frikë kurrë për asgjë dhe nga asgjë. Ai ishte guximtar. Nuk trembej asnjëherë që të luante përballë shokëve më të rritur. Ose, kur unë i thashë se do ta dërgoja në Sao Paulo. Ai ishte vetëm 10 vjeç atëherë. I telefonova Tonjino Natalit, i cili punonte në akademi atëherë dhe i thashë se do ta merrnim”, kujton Lopez. TRANSFERIMI NË EUROPË Pak vite më vonë, në dorën e Zhilberto Lopezit, trokiti një menaxher nga zona e Sao Paulos që punonte për të famshmin Zhorge Mendesh. “Emri i tij ishte Enio. Ai kishte folur me prindërit e Edersonit. E donte Kruzeiro në atë kohë, por ai erdhi me një ofertë nga Benfika. Por portugezët donin t’i bënin një test fillimisht. Ai më pyeti nëse ky djalë nuk do ta turpëronte. Takuam Edersonin dhe Ozias, asistentin tim. Ai i hodhi disa topa dhe nuk ishte më e nevojshme. Nuk kishte mbushur ende as 16 vjeç”. HARTË

NË LËKURË

Lëkura e Edersonit është një album tatuazhesh. “Ka shumë”, thotë Zhilberto. Dhe në fakt janë më shumë se 30 tatuazhe që mbulojnë lëkurën e tij, nga qafa deri në kavilje. Sigurisht që secili prej tyre ka një domethënie në jetën e tij: kujtime familjare, mesazhe fetare (“I përkas Jezusit”, shkruhet në kraharorin e tij), shqiponja e famshme e Benfikës që mban topin me kthetra, trofeu i titullit në Portugali, viti 1993 i lindjes së tij në qafë dhe sigurisht që ka vend edhe për trofeun e Ligës së Kampioneve, që ai ëndërron ta ngrejë me Mançester Sitin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"