Ademi në tribunë, Jonuz e ka me… rivëniet e Sherrit. Ja pikantet e sfidës Vllaznia-Luftëtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2019 | 20:55

Ademi në tribunë, Jonuz e ka me… rivëniet e Sherrit. Ja pikantet e sfidës Vllaznia-Luftëtari

Ambient i ftohtë në stadiumin “Loro Boriçi”. Pikantet gjatë dhe pas ndeshjes, të sjella nga “Panorama Sport”, kanë të bëjnë me mungesën e sportdashësve dhe komentet e aktorëve në fushën e lojës.

Vllaznia-Luftetari

* Mungesa e tifozërisë ka bërë që në këtë takim të dëgjohej çdo direktivë e dhënë si nga trajnerët e po ashtu edhe komunikimet e lojtarëve. Trajneri i Luftëtarit ka kërkuar që skuadra të jetë e vendosur më mirë në fushë, ku mesfushori shkatërrues Açka ka pasur punën më të madhe. Gjithashtu, kërkesa ndaj tij ka qenë e dukshme. Ndërsa në anën tjetër, Jonuz ka kërkuar që topi të qarkullohet më shpejt nga të tijtë.

* Jonuz kërkon më shumë shtesë në pjesën e parë, gjyqtari akordon dy.

* Vetëm tribuna VIP e populluar nga stafet e të dyja ekipeve.

* Tekniku Jonuz e ka më Uendersonin. Sulmuesi i aktivizuar në pjesën e dytë ishte sërish jashtë pritshmërive të tij.

* Nuk ka munguar edhe ironia e teknikut Jonuz në drejtim të stafit të tij. Ai, pas një goditjeje të gabuar të portierit Sherri në minutën e 76-të në rivënie fundore, është kthyer nga pankina duke i pyetur: “A ka mësuar që të godasë topin me këmbë?”

* Nuk ka fshehur tensionin as administratori Lici gjatë gjithë takimit dhe sidomos në minutat e fundit, kur priste që skuadra të mbërrinte te goli. Ai, nga tribuna VIP, ku ka qëndruar përkrah kryebashkiakes Ademi, ka kërkuar më shumë nga lojtarët e ekipit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"