Adekunle, një nigerian që beson te kthesa e fierakëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2013 | 12:55

Adekunle, një nigerian që beson te kthesa e fierakëve

Apolonia-Bylis-0-1Apolonia kërkon të respektojë kampionatin dhe ta mbyllë me dinjitet këtë sezon. Për këtë arsye, në Fier janë të bindur se duke filluar nga ndeshja me Laçin ata do të gjejnë rrugën e kthesës. I këtij mendimi është edhe mesfushori nigerian Sulaimom Bolaji Adekunle, i cili për gazetën do të shprehej: “Vërtet jemi në pozita të vështira në tabelën e klasifikimit, por kjo nuk do të thotë aspak që ne të dorëzohemi. Edhe pse kemi zhvilluar lojëra të bukura, nuk kemi marrë rezultatet e dëshiruara. Prandaj tashmë ne kemi si qëllim që t’i harrojmë lojërat e mira dhe të fillojmë të mbledhim pikë. Kësisoj do të hyjmë në fushë vetëm me një objektiv: të japim maksimumin të gjithë si grup dhe të arrijmë rezultatin e dëshiruar, që nënkupton fitoren. Ky nuk është vetëm mendimi im, por i të gjithë shokëve të ekipit. Kemi punuar shumë gjatë gjithë kësaj periudhe në çdo aspekt dhe po vazhdojmë ta përgatisim me kujdes deri në imtësi takimin me kurbinasit. Po marrim masat e duhura duke e vlerësuar drejt kundërshtarin që ta mposhtim. Ne jemi të bindur se në ndeshjen e së dielës do tregojmë vlerat tona. Tashmë nuk ka më vend për justifikime”.
Mario Gjika

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"