Açerbi: Jemi Interi, të mposhtim çdo rival

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2023 | 16:42

Açerbi: Jemi Interi, të mposhtim çdo rival

Françesko Açerbi është kthyer në titullar të padiskutueshëm të mbrojtjes zikaltër dhe po bën tashmë liderin e prapavijës. Edhe jashtë fushe italiani ka folur me personalitet duke u kërkuar shokëve të skuadrës të mos harrojnë rëndësinë e klubit.

Bergamo, Italy. 13th Nov, 2022. Francesco Acerbi of Inter Fc during the Italian Serie A tootball match between Atalanta BC and Inter FC Internazionale on 13 of November 2022 at Gewiss stadium in Bergamo, Italy. Photo Tiziano Ballabio Credit: Independent P

“Ndeshjen e kemi përgatitur mirë, nëse do të kishim barazuar do të ishte një blof i madh. Jemi Interi dhe këtë duhet ta ngulisim të gjithë në kokë. Duhet të kërkojmë të fitojmë kundër të gjithëve, është mentaliteti ai që bën diferencën në çdo kompeticion nëse duam të ecim para. Kjo duhet të jetë pikënisja jonë, baza mbi të cilën duhet të ndërtohet një skuadër e madhe”, tha mbrojtësi, që bëri edhe autokritikë: “Gabova në pjesën e parë, duhet të pasoja te portieri. Lojtarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm në atë që bëjnë pas ndëshkimit me karton të verdhë, përqendrimi është tipari kryesor i një mbrojtësi, të gjitha të tjerat vijnë më pas”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"