Acarohet Zidan: Te Reali janë të gjithë futbollistët njësoj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2019 | 20:02

Acarohet Zidan: Te Reali janë të gjithë futbollistët njësoj

Zinedin Zidan e humbet durimin kur pyetet për Garet Bejlin dhe thotë se një ditë do ta nxjerrë atë në konferencë për të folur. Trajneri i Realit rebelohet kur e pyesnin për hierarkinë në skuadër dhe nuk e pranon se disa janë zëvendësues dhe të tjerë titullarë të paprekshëm.

zidan

Zidan motivon Hazardin dhe i kërkon të jetë i qetë, sepse do të shënojë shumë gola në të ardhmen.

Betis – “Të gjitha skuadrat që vijnë këtu duan të nxjerrin më të mirën dhe të largohen me rezultat pozitiv. Reali duhet të jetë gati dhe i përgatitur për një sfidë të vështirë. Duhet të japim maksimumin, sepse çdo ndeshje është një histori më vete”.

Valverde – “Nuk besoj se është si Pogba. Është i ri dhe me shumë të ardhme përpara. Mua nuk më surprizon më, sepse është një lojtar shumë i rëndësishëm”.

Bejl – “Kjo temë është bërë shumë e mërzitshme. Bejl është këtu me ne dhe po punon për t’u rikthyer. Ndoshta duhet ta nxjerrim atë përpara mediave që të tregojë se çfarë po ndodh. Por, unë nuk kam pse ta bind që të qëndrojë te Reali, sepse ai tashmë është pjesë e Realit”.

Marselo – “Nuk i kisha lexuar ato deklarata më parë. Është normale që të jetë nervoz përpara një finaleje Champions-i. Je më shumë i stresuar sesa herët e tjera dhe unë e kam përjetuar një situatë të tillë”.

Kalendari – “Nuk e di çfarë do të kishte ndodhur nëse do të luanim ‘El Clasico’-n. Ne luajmë kur na thonë dhe u përgatitëm mirë për ndeshjen me Leganesin. Herët a vonë do ta luajmë edhe atë ndeshje”.

Zidan

Hazard – “Ne e shohim çdo ditë më mirë. I mungon vazhdimësia për të shënuar gola, por ne jemi të kënaqur me atë që ai bën në fushën e lojës. Është normale që t’i japim edhe pak kohë”.

Formacioni – “Ka lojtarë që kalojnë moment të mirë dhe të tjerë moment më të keq. Nuk kam asnjë plan A apo plan B. Çdo tri ditë më duhet të lë jashtë grumbullimit disa lojtarë të rëndësishëm dhe me kualitet, por unë mbështetem te të gjithë. Kjo më shqetëson shumë. Nuk më pëlqen që flitet për një ekip A, ekip B apo ekip C. Nuk është aspak e vërtetë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"