Acarohet drejtori i Romës: Anormale, na u mohuan 2 penallti! Italia të ngrejë zërin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 3, 2018 | 17:02

Acarohet drejtori i Romës: Anormale, na u mohuan 2 penallti! Italia të ngrejë zërin

“Komplimente Liverpulit për finalen, por është momenti që futbolli italian të ngrejë zërin. Nuk janë normale ato që ndodhën”. Kështu Monçi, drejtori sportiv i Romës, për mikrofonat e “Premium Sport”. “Në ndeshjen e parë pësuam gol në pozicion jashtë loje.

monki

Sot (dje) nuk na u dhanë dy penallti të pastra. Edhe Juventusi u dëmtua në Europë: ky është momenti i duhur për të ngritur zërin. Kështu nuk mund të vazhdohet përpara, meritonim më shumë. Shpresoj që kush merr këto vendime, të vendosë VARin për vitin e ardhshëm”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"