Absurdi në Kategorinë e Dytë, klubi dënohet edhe me stadiumin bosh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2019 | 10:07

Absurdi në Kategorinë e Dytë, klubi dënohet edhe me stadiumin bosh

Sopoti vuan dënimin e Disiplinës për sjellje të gabuar të tifozëve në ndeshjen me Mirditën. Librazhdasit u dënuan 4 javë, edhe pse ishin ekipi mik.

Ada Sopoti

Një vendim që shkaktoi habi, por më shumë habi shkaktoi një tjetër dënim pas ndeshjes me Luzin, ku Sopoti luante pa tifozë. Disiplina dha një dënim tjetër prej 4 javësh për sjelljen e gabuar të tifozëve, kur stadiumi ishte bosh.

Zyrtarët e klubit menduan për një gabim njerëzor nga Disiplina, por më pas u mësua se delegati Ilirian File kishte shkruar për ndërprerje ndeshjeje, pasi tifozët kishin hedhur sende në fushë.

Drejtuesit e Sopotit pohojnë se ndeshja është filmuar dhe në stadium nuk ka asnjë tifoz, ndaj dhe e kanë apeluar vendimin.

Ledion Qoshku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"