Absurde, Ministria e Shëndetësisë injorim federatave. Asnjë përgjigje kërkesave për hapjen e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2020 | 14:41

Absurde, Ministria e Shëndetësisë injorim federatave. Asnjë përgjigje kërkesave për hapjen e…

Është vërtet absurde ajo që po ndodh me sportet në salla të mbyllura në Shqipëri, të cilat që prej muajit mars vijojnë të jenë të ndaluara nga qeveria për shkak të pandemisë. Siç dihet, të gjitha vendet e Europës tashmë po i rikthehen gradualisht normalitetit, teksa kanë nisur edhe aktivitetet, madje ka shtete që i kanë hapur dyert edhe për tifozët, sigurisht duke zbatuar të gjitha masat dhe protokollet. Ndërkohë, në vendin tonë, jo vetëm që ende nuk është dhënë leja për lejimin e sportit, por organet kompetente janë treguar arrogante dhe mospërfillëse duke i injoruar kërkesat e njëpasnjëshme të federatave të ndryshme.

Basket-Goga-e1591258152923

Ministria e Shëndetësisë nuk ka denjuar as t’u kthejë përgjigje, duke bërë që të gjitha sportet të qëndrojnë pezull, ndërsa koha për sezonin 2020-2021 sa vjen dhe reduktohet.

KALENDARI I FIBA-S

FIBA tashmë ka përcaktuar shtetet dhe datat e ndeshjeve ndërkombëtare. Kombëtarja e meshkujve, e cila u rikthye pas shumë vitesh te fitorja në përballjen e fundit ndaj Qipros, në datat 23 nëntor – 1 dhjetor do të udhëtojë në Masotinjos të Portugalisë, aty ku do të ndeshet me Portugalinë vendëse, me Qipron dhe Bjellorusinë, në sfidat paraeliminatore për Kupën e Botës.

Gjithashtu, në nëntor Kombëtarja e femrave do të zhvillojë në Turqi ndeshjet eliminatore për “Eurobasket 2021”, ku do të ndeshet me Turqinë vendëse, Serbinë dhe Lituaninë. Duke marrë shkas nga njoftimi i fundit i FIBA-s, si dhe nga aktivitetet kombëtare, të cilat parashikohen të startojnë gjithashtu në nëntor, Federata Shqiptare e Basketbollit konfirmon se i ka dërguar shkresën e radhës ministrisë, ku kërkon marrjen e lejes për t’i zhvilluar veprimtaritë në salla të mbyllura.

Me kohën që tashmë ka shkuar drejt skadimit, sporti i koshit shpreson që ndryshe nga shkresat e mëparshme, këtë herë të marrë përgjigjen e shumëdëshiruar për t’u rikthyer në parket, sigurisht në zbatim të protokollit dhe masave parandaluese për përhapjen e virusit, ashtu sikurse po bëjnë të gjitha shtetet.

ARTIN LLESHAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"