Abrashi kthehet pas një muaji, “Pitbulli” gati për… Frajburgun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2019 | 15:48

Abrashi kthehet pas një muaji, “Pitbulli” gati për… Frajburgun

Amir Abrashi është rikthyer në fushë pas një muaji. Mesfushori i Frajburgut ishte i dëmtuar dhe humbi edhe grumbullimin e fundit me Kombëtaren.

auto_Abrashi-OK1554030097

Futbollisti kuqezi ka arritur të rikuperohet dhe mediat gjermane kanë raportuar se “Pitbulli” ka zbritur në stërvitje me ekipin e tij. Ai pati pësuar një dëmtim muskulor që e la jashtë ekipit të vendit të katërt në Bundesligë si dhe jashtë Kombëtares për dy ndeshjet e fundit kualifikuese.

Nga dje, shqiptari është rikthyer nën urdhrat e trajnerit. Mirëpo, mediat pranë skuadrës gjermane kanë bërë me dije se aktivizimi i tij ndaj Borusias së Mynshengladbahut është në dyshim. Kjo, për vetë formën që ai nuk e ka në maksimumin e mundshëm si dhe për të mos rrezikuar. Pritet që Abrashi të rikthehet në stol këtë fundjavë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"