Abrashi i pafat, mesfushori i Kombëtares dëmtohet në sfidën ndaj kampionëve të Bajernit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 17:22

Abrashi i pafat, mesfushori i Kombëtares dëmtohet në sfidën ndaj kampionëve të Bajernit

Fati i keq i dëmtimeve, vazhdon ta përndjekë mesfushorin e Kombëtares, Amir Abrashi. Shqiptari u aktivizua në minutën e 5-të, në sfidën ndaj kampionëve të Bajernit të Mynihut, që përfundoi me rezultatin 2-1, në favor të skuadrës së Flikut, teksa u detyrua të lerë fushën e lojës i dëmtuar në minutën e 55-të.

Abrashi

Një lajm i keq ky, teksa shpresohet që dëmtimi të mos jetë shumë serioz. Kujtojmë që më herët Abrashi ka pësuar një tjetër dëmtim, ku qëndroi jashtë fushave për një kohë të gjatë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"