Abraham “prezanton” tri goditjet e mëdha të merkatos së Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2017 | 10:04

Abraham “prezanton” tri goditjet e mëdha të merkatos së Laçit

Laçi i sezonit të ri pritet që të mos ketë asgjë të përbashkët me ecurinë e kurbinasve të kampionatit të fundit. Drejtuesit e klubit janë treguar shumë aktivë në merkato, duke afruar lojtarë kualitativë, të cilët nën drejtimin e trajnerit Stavri Nica pritet që të jenë një “kockë e fortë” për të gjitha skuadrat e Kategorisë Superiore.

abraham

Prej ditësh është folur se laçianët kanë arritur akordin edhe me tre futbollistë të huaj, të cilët më herët kanë luajtur në Shqipëri, pikërisht me mbrojtësin Ademir Souza, mesfushorin Maikon Eskerda, si dhe me sulmuesin Arturo Rexhinaldo. Por këto afrime janë bërë realitet tashmë, pasi ata kanë mbërritur në Shqipëri.

Mbërritja e tyre është zbuluar nga një foto e postuar nga nigeriani Abraham Aleçenu në “Facebook”, i cili kishte dalë për t’i pritur dje në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas. Me këto tri afrime, Laçi është përforcuar në çdo repart dhe goditja mendohet të jetë sulmuesi Rexhinaldo, i cili në sezonin e fundit bëri një paraqitje mbresëlënëse te Luftëtari.

Laçianët kanë zhvilluar disa ndeshje miqësore gjatë kësaj periudhe përgatitore për sezonin e ri dhe në kuadër të këtij procesi, sot kurbinasit do të jenë përballë Tiranës, takim i cili do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”, në orën 17:00.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"