Abilaliaj, sulmuesi i miqësoreve te Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2013 | 12:20

Abilaliaj, sulmuesi i miqësoreve te Tirana

Abilaliaj_ArberArbër Abilaliaj mund të konsiderohet pa frikë si sulmuesi i miqësoreve të Tiranës. Në fakt, ai ka shënuar thuajse në të gjitha takimet e fazës përgatitore me këtë skuadër, duke treguar një formë të shkëlqyer në repartin e avancuar të bardhebluve. Vlonjati ka qenë autori i golit të vetëm të Tiranës në Vllaznia-Tirana 3-1, si dhe në humbjen tjetër në kryeqytet, Tirana-Laçi 1-2. Ndërkohë Abilaliaj ishte golashënuesi i vetëm në barazimin në ndeshjen Tirana-Dinamo 1-1, si dhe sigloi emrin e tij në listën e goleadorëve edhe në barazimin 3-3 me Tërbunin (Peposhi 7?, Abilaliaj 75?, Morina 78?/ Greca 83?, 86?, Mone 85?). Lojtari nuk shënoi vetëm në miqësoren e fundit ndaj Besëlidhjes (1-0), ku autor ishte Fortunat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"