Abilaliaj: Partizani është ende kantier ndërtimi, kam besim se Flamurtari fiton Kupën këtë sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2018 | 16:37

Abilaliaj: Partizani është ende kantier ndërtimi, kam besim se Flamurtari fiton Kupën këtë sezon

Në vigjilje të ndeshjes mes Partizani dhe Flamurtarit, një “ish” i të dyja skuadrave, si Arbër Abilaliaj, foli për mikrofonin e Supersport, se si e parashikon këtë sfidë por edhe sezonin në përgjithësi.

Zemrën nuk e ndan dot. Këtë sezon, cilën sheh më mirë?

Këtë sezon Flamurtari ka bërë më mirë, që nga merkato, që në fillim të sezonit, ka treguar stabilitet dhe rezultat kanë ardhur. Partizani është një kantier ndërtimi dhe vazhdon të ketë probleme. I duhet të gjejë akoma siguri.

abilaliaj

Flamurtari trofeun e fundit e ka fituar me golin tuaj. Viti i duhur ky për Kupën?

Kampionati është i vështirë, sepse Skënderbeu është shkëputur. Me këtë që ka bërë Flamurtari, kupa është një objektiv më i arritshëm. Uroj që të vazhdojë kështu, dhe të ketë qëndrueshmëri. Një gol mund ta vendosë një ndeshje në Kupë, dhe besoj se Flamurtari mund ta fitojë.

Partizani kantier ndërtimi. A e sposton kjo presionin tek Flamurtari, në një ndeshje që mund t’i ketë të gjitha?

Fakti që Flamurtari ka fituar 1-0 është një avantazh i vogël. Ky rezultat është i vështirë kur luan në transfertë. Duke parë që Flamurtari ka një mbrojtje të mirë, që ka pësuar shumë pak, besoj se mund të vazhdojë përpara. Kjo, vetëm nëse lojtarët kanë besimin e duhur tek vetja.

Cila skuadër mendoni se do kalojë në gjysmëfinale?

Që nga qershori deri tani, Duro i ka dhënë një fytyrë kësaj skuadre, dhe ka cilësi më shumë se Partizani. Flamurtari ka diçka më shumë të ecë përpara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"