Abilaliaj ndjek Partizani-Flamurtari nën shoqërinë e një vlonjati tjetër: Nuk di për kë të bëj tifo

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 22, 2018 | 9:30

Abilaliaj ndjek Partizani-Flamurtari nën shoqërinë e një vlonjati tjetër: Nuk di për kë të bëj tifo

Arbër Abilaliaj e ka ndjekur ndeshjen e djeshme në tribunën e gazetarëve në shoqërinë e një tjetër ish-futbollisti vlonjat, Hair Zeqiri. Dikush iu drejtua Abilaliajt se duket se po bënte tifozllëk për Partizanin, ndonëse është vlonjat.

Abilaliaj

“Edhe po të bëj tifozllëk për ‘demat’ nuk ka gjë të keqe, se aty kam kaluar gjysmën e karrierës. Por vërtet jam në hall se nuk di për kë të bëj tifozllëk”, u shpreh ish-sulmuesi vlonjat. Ndërsa Zeqiri u tregua më i ftohtë, pasi sipas tij nuk njihte asnjë tek ekipi vlonjat që të bënte tifozllëk, ndaj ndeshjen e preferoi ta shijojë si një sportdashës i thjeshtë.






www.minuta90.com