Abilaliaj: Flamurtari e eliminon Partizanin, në Korçë meritonin pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2018 | 20:21

Abilaliaj: Flamurtari e eliminon Partizanin, në Korçë meritonin pikë

Arbër Abilaliaj mendon se Flamurtari mund të jetë surpriza e këtij sezoni. Përtej humbjes në Korçë, ish-sulmuesi beson se kuqezinjtë do të kalojnë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Skenderbeu-Flamurtari

Titullin e sheh të pamundur, ndërsa hapur e thotë që Skënderbeu nuk ka për ta rrezikuar.

Në një intervistë të dhënë dhe për “Panorama Sport”, vlonjati është i mendimit se korçarët e neglizhuan ndeshjen e djeshme prej shkëputjes së madhe me kundërshtarët, ndaj dhe fituan me aq vështirësi.

Abilaliaj

Flamurtari “flirtoi” me fitoren, por nuk ia doli në Korçë. Si e gjykon rezultatin Abialiaj?

E ndoqa me kujdes këtë takim nga televizori. Skënderbeu-Flamurtari ishte një ndeshje e bukur për t’u parë, e luftuar, shumë taktike dhe e menduar në çdo detaj. Mendoj se korçarët bënë pak më shumë se Flamurtari për të shkruar drejt asaj fitoreje. Por, edhe nëse do të kishte dalë barazim si ndeshje, Flamurtari nuk do të kishte vjedhur asgjë nga ky takim.

Po Skënderbeu ju bindi?

Skënderbeu duket që ka një organikë shumë të pasur, pra ka diç- ka më shumë se çdo skuadër tjetër në këtë kampionat. Por dukej që nuk kishte arritur të dilte dot në lojën e vet me ritëm dhe pasa të shpejtë. Kjo edhe për meritë të Flamurtarit, që ishte vendosur mirë në fushë dhe që është një skuadër e fortë fizikisht. Kjo gjë e vuri në vështirësi të madhe Skënderbeun. Mendoj se korçarët nuk ishin maksimalisht të përqendruar, duke pasur edhe një diferencë të madhe me kundërshtarët.

Nuk ju duk i karikuar, por a mendoni se janë për titull?

Mendoj se titullin kampion nuk ka ekip që t’ua rrezikojë për momentin. Problemi është që ekipi të qëndrojë maksimalisht i karikuar dhe i uritur për pikë.

Cili është komenti për blerjet e reja të Flamurtarit?

Është shpejt për të folur për afrimet dhe të japësh një përshtypje paraprake, sepse ata nuk janë ende në formën e tyre maksimale. Kështu që do t’u duhet edhe pak kohë të shfaqen plotësisht, por edhe të përshtaten në lojën e Duros.

Futuni pak në rol, na jepni një “notë” për sulmin vlonjat?

Sulmi mendoj se po kalon një formë të mirë, ndaj duhet të shfrytëzojnë këtë moment që të jenë sa më konkret dhe të realizojnë sa më shumë gola që të ndihmojnë ekipin.

Sa i ka shanset Flamurtari për t’u kualifikuar në Kupë?

Për sa i përket kualifikimit në Kupën e Shqipërisë, asgjë nuk është mbyllur. Ndeshja në Tiranë do të jetë krejt tjetër gjë nga ajo që ishte në Vlorë, por mendoj se Flamurtari ka një avantazh të rëndë- sishëm dhe rezultati 1-0 mund të jetë shumë i rëndësishëm në anën psikologjike. “Bonus” është edhe gjendja e Partizanit, që është në kantier të vazhdueshëm. Akoma duhet të gjejë bindjet e veta në lojë. Mendoj se vlonjatët këtë vit kanë shumë shanse të ecin para.

Ndeshja me Lushnjën është detyrim për tri pikë për të konsoliduar shumë gjëra. Në ndeshje të tilla tregohet karakteri i një ekipi.

Ermal Sika

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"