Abazi: E lëshuam pjesën e dytë, më shumë vuajtëm ndaj Kastriotit se me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2018 | 19:35

Abazi: E lëshuam pjesën e dytë, më shumë vuajtëm ndaj Kastriotit se me Partizanin

Leonit Abazi u zgjodh nga “Supersport” si lojtari më i mirë i ndeshjes. Në prononcimin pas sfidës ndaj Kastriotit, Abazi u shpreh i lumtur për fitoren. Mbrojtësi nuk e fshehu se fitorja ndaj krutanëve ishte më e vështirë se ajo ndaj Partizanit.

Abazi

“Ishte një ndeshje e vështirë. Jam i lumtur për fitoren. Kjo është më e rëndësishme për ne. Pjesën e parë e luajtëm shumë mirë. Gjetëm edhe golin. Kishim 4-5 raste të tjera për shënim.

Pjesën e dytë e lëshuam pak. Patëm raste shënimi edhe në të dytën, por nuk kishim fat. Unë jam shumë i lumtur për rikthimin. Kam bërë të pamundurën për tu rikthyer në formacionin bazë të Skënderbeut. Duhet vetëm të punoj që të eci sa më parë. Më shumë vuajtëm me Kastriotin për të marrë 3 pikët se ndaj Partizanit”, u shpreh Abazi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"