Abazaj tregon prapaskenat e transferimit: Ju tregoj golin që më shiti në Belgjikë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2018 | 23:01

Abazaj tregon prapaskenat e transferimit: Ju tregoj golin që më shiti në Belgjikë!

Kristal Abazaj, i ftuar në Rubrika Sportive, flet për sezonin që luajti këtë vit me Luftëtarin, dhe për gjithçka që ka kaluar këtë edicion.

abazajj

Patët një moment jo të mirë sot në Lushnjë?

Po, sot rrezikoja shumë. Pata një ndërhyrje jo normale, por mbeti aty dhe e harruam. Falë Zotit, ia hodhëm paq.

Jeni i kënaqur nga ky sezon?

Shpresoj t’i kem marrë të gjitha nga ky sezon. E mira do ishte ta çoja deri në fund me Luftëtarin, por do vazhdojmë diku tjetër.

E nisët jo mirë, por e mbyllët të tretët. E kishit menduar ndonjëherë?

Ky është një sezon më i mirë se vjet. Nuk e kishim menduar që nga fillimi që do ishim në Europë. Fazën e parë kishim 5 pikë në 9 ndeshje, ishim më të rrezikuarit të binim, bashkë me Lushnjën. Me ndërrimin e trajnerit, morëm një hov tjetër.

Merkato e janarit

Lojtarët e Luftëtarit kanë qenë aty, por edhe disa të rinj sollën një frymë të re.

abazaj

Flitet shumë për Bregun dhe Abazajn, por ka edhe të tjerë…

E ka treguar dhe fusha, që është Rroca, një nga lojtarët më të mirë në kampionat. Ndoshta edhe më i mirë se unë dhe Bregu, por dëmtimet nuk e kanë lënë. Ne kemi marë meritat, por ai ka dhënë asistet. Ne funksionojmë si miq, si vëllezër. Kjo ka qenë arma jonë më e fortë.

Guri u shit për golin e shënuar ndaj Skënderbeut, po ju e dini për çfarë goli u shitët?

Po, më kanë thënë për golin që kam shënuar ndaj Partizanit.

Rënia e Vllaznisë…

Vllaznia ka shumë lojtarë të mirë, dhe as vetë nuk e kuptova se si ra nga kategoria. Përgëzime për Kamzën, që ka bërë një sezon mjaft të mirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"