Abazaj: Pogradeci ka një “marsh” më shumë, e kemi organikën të mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2020 | 9:02

Abazaj: Pogradeci ka një “marsh” më shumë, e kemi organikën të mirë

Pogradecarët luajnë sot në fushën e Shënkollit. Ata udhëheqin Grupin B pas 12 javësh, por kjo nuk do të thotë se e kanë rrugën të shtruar.


pogradeci

Trajneri Ardian Abazaj e di mirë sa e vështirë është ndeshja e sotme, megjithatë ka besim, sepse e di gjithashtu se çfarë ekipi ka. “Të jesh në krye, do të thotë të kesh një “marsh” më shumë se kundërshtarët.

Ekipi ka më shumë besim në vetvete dhe di të përballojë çdo kundërshtar. Gara do të jetë shumë e fortë dhe jemi përgatitur për të fituar çdo ndeshje, falë cilësive të futbollistëve tanë. Por kujdes, duhet përqendrim në fushë, ku gjithçka ndodh. Shënkolli kërkon pikë mbijetese, luan futboll të mirë dhe nuk kalohet lehtë.Abazaj222

Merkato? Nëse dy sulmuesit që presim të afrohen do të rezultojnë cilësorë, do të thosha se është realizuar ajo që kërkonim në merkato. Gjithsesi, e kemi organikën të mirë”, ka thënë trajneri Abazaj, i cili sot nuk ka në dispozicion sulmuesin Alillari dhe mbrojtësin Pere.

“Janë dy mungesa të rëndësishme, por ne bazohemi te grupi. Rikthimi i Hysenllarit na fuqizon mbrojtjen. Kërkoj që gjykimi thjesht të jetë korrekt dhe në fund të fitojë më i miri”, ka përfunduar trajneri i Pogradecit.

Romeo Xinxifi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"