Abazaj “mallkon” rastet e humbura: Ndeshja duhej të mbyllej 4-0

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2017 | 19:45

Abazaj “mallkon” rastet e humbura: Ndeshja duhej të mbyllej 4-0

Kristal Abazaj u bë protagonist i disa rasteve për shënim në ndeshjen e djeshme, por nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë, edhe pse u shfaq i vetëm përpara portierit.

kombetarja u21 shqiperi estoni shpresat

Në bisedën për “Panorama Sport” pas barazimit me Estoninë, sulmuesi i Kombëtares U-21, që është pjesë e Luftëtarit, “mallkon” fatin e keq. Sipas tij, ndeshja duhej të mbyllej 4-0.

“Më vjen keq për rastet që humba, sidomos i dyti që ishte flagrant, por në momentin e fundit topi kërceu, ku besoj se isha edhe pak i pafat.

Abazaj

Mirëpo, tani nuk kam çfarë të bëj më, kështu e ka futbolli, edhe raste do humben. Normalisht, me atë që dhamë në fushë, meritonim fitoren me një rezultat të pastër 4-0″, deklaroi Abazaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"