“Abazaj luajti me 1 këmbë”, Shehi: Skuadra është e ngarkuar psikologjikisht, kam frikë se Shkurtaj …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2020 | 19:21

“Abazaj luajti me 1 këmbë”, Shehi: Skuadra është e ngarkuar psikologjikisht, kam frikë se Shkurtaj …

Kukësi nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në “Elbasan Arena” ndaj Vllaznisë. Një debutim jo fort pozitiv për trajnerin Orges Shehi, i cili në prononcimin pas ndeshjes, ai u shpreh:

bandicam 2020-03-04 19-17-45-209

“Nuk morëm atë që dëshironim. E dinim shkallën e vështirësisë dhe problemet. Nga dëshira e madhe për të fituar ishim pak të zhbalancuar. Na u dha rasti në fund. Nuk arritëm të finalizonim. Ky është futbolli nuk ke çfarë bën.

Nëse nuk shënon, ndryshon dinamika e ndeshjes. 1 gol ndryshon dinamikën e ndeshjes. Por e thashë më parë, nuk shënuam, s’kemi ç’bëjmë. Kështu e ka futbolli.

Nuk dua të bëj qaramanin që mungonin shumë lojtarë. Mungonte Rroca, Ethemi, Musolli. Futëm Abazajn me një këmbë. Nuk kishim alternativa. Bëmë disa arnime. Kjo na solli vështirësi edhe në ndërtimin e lojës.  Po të mungojë zemra e mesfushës, është e vështirë.

Nuk është hera e parë që Jorgji gjykon, edhe kur unë luaja me Skënderbeun ka gjykuar. Sot nuk më shkoi mendja fare.

Diferenca u thellua, por ne kurrë nuk do të dorëzohemi. 6 pikë ndoshta janë shumë, por janë dhe pak, duke ditur që ka edhe shumë javë. Do të tentojmë deri në fund. Gjatë këtyre ditëve kam problem dëmtimin e Shkurtajt, kam frikë se do të mungojë shumë javë.

Kur mbaron kampionati bëhen vlerësime për gjithsecilin. I takon presidentit që të bëjë vlerësimin. Në këto javë do të jap 200% përqindëshin, ti kthej mentalitetin fitues skuadrës, që është shumë e ngarkuar psikologjisht”, u shpreh Shehi.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"