Abazaj: Kukësi tregoi që di të luajë futboll, tani po vijmë në formën më të mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 19:02

Abazaj: Kukësi tregoi që di të luajë futboll, tani po vijmë në formën më të mirë

Lojtari më i mirë i ndeshjes mes Tiranës dhe Kukësit, u shpall Kristal Abazaj, i cili shënoi edhe golin e tretë për kuksianët.

abazaj

Në intervistën pas ndeshjes për “Supersport”, Abazaj vlerësoi lojën e të gjithë skuadrës, veç paraqitjes së tij, ndërkohë që rreth titullit kampion deklaroi se është ende herët për të folur, por Kukësi po tregon që di të luajë futboll sipas tij.

E ndieni që ky është maksimumi i skuadrës?

Nuk besoj se isha unë më i miri i ndeshjes. Të gjithë bënë një ndeshje fantastike. Këtë javë kemi dalë në konkluzionin që kemi cilësi, por nuk i kemi shfaqur në ndeshje. Sot i shfaqëm, dhe e ngritëm shumë lart nivelin.

Është momenti për të shpërthyer sulmi i Kukësit?

Të gjithë presin shumë, sepse dihet që Kukësi ka bërë një merkato për kampion. Edhe në mesfushë e prapa na ndihmojnë shumë, janë të mirë. Edhe pjesa sulmuese po vjen në formën më të mirë.

Kishit përballë Dokën, si ishte ky duel?

Unë Albin e kam shumë shok, dhe jam tifoz me Tiranën, e kam thënë. Por, unë mbroj ngjyrat e Kukësit tani, pavarësisht se për kë bëj tifo.

Sa afër duket titulli?

Është akoma herët, pikët aty janë. Ekipet janë afër. Do e marrim nga ndeshja në ndeshje, dhe Kukësi po tregon që di të luajë futboll.

Mendon se me këtë intensitet dhe me kaq rendimet, kur do e kapësh Kombëtaren?

100% nuk jam shumë i kënaqur, edhe nga vetja po bëj më të mirën të vij në maksimum. Edhe stërvitjen po e bëj veçmas edhe ekipit.

A nuk të frymëzon aq shumë kampionati shqiptar?

Edhe atmosfera mungon, sepse jashtë stadiumi ka mbi 20 mijë tifozë, dhe ingranimi mungon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"