Abazaj: Kujdes, Vllaznia është “kockë e fortë”, e rëndësishme është që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 13:57

Abazaj: Kujdes, Vllaznia është “kockë e fortë”, e rëndësishme është që…

Kristal Abazaj nuk arrin t’i shijojë mirë fitoret. Pas triumfit të djeshëm ai ishte i fokusuar vetëm te Vllaznia, me të cilën do të përballen në mesjavë. 

Abazaj goli Kukesi

“Goli i tretë radhazi dhe normalisht ndihem shumë i lumtur për vazhdimësinë, por mbi të gjitha më kënaq fitorja e ekipit. Jemi në rrugën e duhur dhe shpresoj të vazhdojmë kështu. Kemi marrë një fitore morali që na dërgon në vend të parë dhe jemi dy pikë mbi ndjekësit. Por, e rëndësishme në këto momente është që të ruajmë vazhdimësinë. Në Shkodër do të luajmë për fitore, si në çdo ndeshje, por Vllaznia është një ‘kockë e fortë’ dhe shpresojmë te një rezultat pozitiv. Sa i përket 3J nuk e di nëse jemi sulmi më i frikshëm i Superiores dhe nuk mund ta them këtë gjë. E rëndësishme është që ekipi të fitojë dhe të kemi një vazhdimësi. Besoj se Kukësi ka ardhur aty ku duhet me këto që kemi treguar këto javët e fundit”, ka thënë Abazaj për “Panorama Sport”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"