Abazaj i zhgënjyer me humbjen e Pogradecit, Sinella: Treguam shpirt gare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2020 | 17:00

Abazaj i zhgënjyer me humbjen e Pogradecit, Sinella: Treguam shpirt gare

Trajneri Bledar Sinella e vlerësoi paraqitjen e beratasve ndaj Pogradecit: “Treguam shpirt të lartë gare dhe e realizuam objektivin që kishim, duke u shfaqur një ekip shumë pragmatist. Shënuam shpejt dhe mendoj se kishim raste për ta mbyllur ndeshjen më shpejt me më shumë se një gol diferencë. Reagimi pas barazimit tregoi personalitetin e Tomorit. Ishte një fitore e merituar”, deklaroi Sinella.bandicam 2020-11-29 14-31-03-205

Ndërkohë trajneri i Pogradecit, Ardian Abazaj, u shfaq shumë i zhgënjyer pas humbjes në Berat: “Si të mos jesh i nxehur, kur pëson dy gola të evitueshëm fare pranë portës dhe kur nuk shënon edhe kur shkon disa herë në portën kundërshtare? Pavarësisht mungesave, kemi luajtur bukur dhe meritonim një barazim që për mua do të ishte rezultati më i drejtë, por ky është futbolli. Më shumë sesa rezultati më dëshpërojnë gabimet e skuadrës që na ndëshkuan”, tha Abazaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"