Abazaj i dëmtuar, Bushi thërret ish-mesfushorin e Skënderbeut tek Shpresat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2018 | 23:00

Abazaj i dëmtuar, Bushi thërret ish-mesfushorin e Skënderbeut tek Shpresat

Kristal Abazaj, ishte pjesë e listës së publikuar sot nga Alban Bushi, për dy sfidat që Kombëtarja Shpresa do të luajë ndaj Spanjës dhe Estonisë në tetor. Por, futbollisti i Anderlehtit, vazhdon të mos ketë një gjendje të mirë, prej dëmtimeve, dhe gjendja e tij nuk është aspak e mirë në këto momente.

Abazaj_Kristal_press_talk_AlbaniaU21

Për këtë arsye, pasi trajneri Bushi është vënë në dijeni për këtë dëmtim të Abazajt, ai ka vendosur të thërrasë Agim Zekën. Ky i fundit, aktivizohet tek ekipi i Leiksoes në ligën e dytë portugeze. Mesfushori Zeka, ka qenë pjesë e Skënderbeut në sezonin 2016-17, dhe luajti për 3 ndeshje me korçarët, por u shit tek Lila në Francë.

zeka1

Këtë sezon, Lila e ka çuar në huazim tek Leiksoes 20-vjeçarin.

6fca0f46-2a67-4aa7-a54a-f46fe1143016

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"