Abazaj: Fitorja detyrim, s’më shqetësojnë mungesat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2020 | 21:46

Abazaj: Fitorja detyrim, s’më shqetësojnë mungesat

Skuadra pogradecare është pothuajse gati për ndeshjen me Lushnjën, që luhet nesër në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”. Trajneri Ardian Abazaj po e përgatit këtë ndeshje në detaje, duke studiuar lojën e kundërshtarit. “Lushnja është kundërshtar për t’u respektuar. 

Devolli-Pogradeci live

Ka pika të forta, por edhe pika të dobëta dhe aty do të mundohemi ta godasim më fort për të arritur suksesin në këtë ndeshje. Janë edhe shumë ndeshje deri në verdiktin final, është një rrugë e gjatë, por në këto momente mund të thuhet se çdo takim është një finale e vërtetë. Ndeshja me Lushnjën ka rëndësi të veçantë, por nuk është vendimtare”, shprehet fillimisht trajneri i liqenorëve.

ardian abazaj

MUNGESAT – Janë të paktën dy mungesa të konfirmuara për ndeshjen e nesërme, Pura dhe Topllari, por trajneri Abazaj nuk është i shqetësuar: “Nuk na shqetësojnë mungesat, e kemi forcën brenda grupit dhe nuk çedojmë në asnjë pozicion. Shpresoj shumë se ata që do të hedh në fushë, do ta ndiejnë përgjegjësinë e të qenit titullar dhe do të japin maksimumin e mundshëm”, thekson trajneri i Pogradecit, i cili ka rikuperuar dy mesfushorët Liçkollari dhe Shkullaku.

TIFOZËT – Në fund, trajneri Abazaj ka edhe një mesazh për tifozërinë pogradecare: “Kërkoj që këtë herë tifozët të jenë më të shumtë në numër, kemi nevojë për mbështetjen e tyre dhe deklaroj hapur se nuk kemi për t’i zhgënjyer si në lojë ashtu edhe në rezultat”. Gjatë ditëve të fundit ka pasur reshje shiu, por shpresohet që nesër terreni të jetë i përshtatshëm. Liqenorët kanë një ekip teknik, që luan topin dhe kërkojnë një fushë të mirë.

Romeo Xinxifi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"