Abazaj dëmtohet në Kupë, rrezikon ndeshjen ndaj Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2017 | 11:31

Abazaj dëmtohet në Kupë, rrezikon ndeshjen ndaj Flamurtarit

Dëmtimi i djeshëm i Kristal Abazajt ka trembur jo pak stafin teknik të Luftëtarit. Mesfushori ka pësuar një kontraktim në minutën e 28-të të ndeshjes dhe është zëvendësuar menjëherë nga ana e stafit teknik, ndërkohë që burime të besueshme të “Panorama Sport” pranë klubit bluzi kanë bërë me dije se lojtari mund të humbasë sfidën e fundjavës me Flamurtarin.

Abazaj

Por, për të pasur një përgjigje të saktë pritet fillimisht që lojtari të kryejë testet mjekësore, por nëse konfirmohet mungesa e tij në fushë, do të jetë një humbje e madhe për bluzinjtë që po kalojnë një moment mjaft të vështirë sa u takon rezultateve në kampionat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"