A u tradhtua Duro kundër Teutës? Ja çfarë thotë trajneri i Kamzës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2018 | 16:13

A u tradhtua Duro kundër Teutës? Ja çfarë thotë trajneri i Kamzës

Pas ndeshjes për mikrofonat e “Supersport” foli dhe trajneri i Kamzës, Klodian Duro i cili u shpreh:

bandicam 2018-11-07 16-09-13-666

U demoralizuat disi?

Mendoj të flasim njëherë për pjesën e parë. Siç luajtëm duke dominuar duhet të shënonim. Mendoj se bëmë gjithçka në mënyrën e duhur si i ka hije një ekipi. Unë e thashë edhe herë ne fundit që do përgatisja një ekip që të përballonim skuadra kundërshtare. Megjithatë unë nuk dorëzohem para asnjë vështirësie, sepse kam kaluar shumë në futboll. Ekipi më i mirë sot në fushë ishte Kamza.

Rezutlati ishte 1 me 3?

Besoj se e patë këtë ndeshje. Luajtëm 11 kundër 14 në pjesën e parë dhe fituam. Pastaj ata futën dhe një sulmues që i ndihmoi edhe më shumë. Puna ime duket në fushë dhe kjo duket qartë.

A u ndjetë i tradhëtuar nga skuadra?

Aspak. Në kushtet kur kundërshtari është i fortë dhe vjen me lehtësi afër 16 tonë gjithçka bëhëet e vështirë. Kam besim te futbollistët e mi dhe do të vazhdojë në rrugën time.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"