A u bë xheloze që Beniada Nishani do prezantojë emisionin e saj? Alesia Bami rrëfen prapaskenat e ftesës që iu bë modeles: Ja e vërteta e mesazheve me Kristiano Ronaldon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2022 | 14:28

A u bë xheloze që Beniada Nishani do prezantojë emisionin e saj? Alesia Bami rrëfen prapaskenat e ftesës që iu bë modeles: Ja e vërteta e mesazheve me Kristiano Ronaldon

Ish-velina, Alesia Bami ka folur për herë të parë rreth prapaskenave të ftesës që iu bë modeles Beniada Nishani për të prezantuar emisionin e sportit “Proçesi Sportiv”, të cilin e drejton aktualisht moderatorja.

alesia-bami-beniada-nishani

E ftuar në një intervistë në emisionin “Ftesë në 5”, Alesia Bami u shpreh se Beniada Nishani është njeri pozitiv dhe se i duhet studios së emisionit sportiv.

Ish-velina u shpreh se ishte ajo dhe bashkëprezantuesi, Edi Manushi, të cilët i bënë ftesën modeles për të moderuar së bashku me ta emisionin.

“Beniadën e kam ndjekur më shumë në Big Brother Vip, por e kemi pasur disa herë të ftuar edhe në “E Diell”. Më duket shumë pozitive dhe mendoj që do t’i duhet studios së Procesit Sportiv me atë energjinë pozitive që ka. Unë nuk e kam pasur ndonjëherë problem që të afroj vajza të tjera, që e kanë disa nga vajzat. Bashkë me Manushin i bëmë ftesën, kishte dhe miratimin tim”, tregoi 23 vjeçarja.

alesia-bami

Sa i përket deklaratës së saj, se Kristiano Ronaldo i kishte dërguar mesazhe, ajo tregoi se e gjitha kishte qenë një shaka për t’i shpëtuar “dënimit” të lojës.

Gjithashtu Alesia Bami shtoi se një tjetër arsye pse tha emrin e yllit portugez ishte sepse nuk dëshironte të tregonte emra të futbollistëve shqiptarë, të cilët i kanë shkruar.

“Ishte një lojë me vezë dhe thjesht doja ti shpëtoja vezës. Nuk doja të tregoj për futbollistët që më kanë shkruar këtu pasi mund vihen në siklet. Ishte thjesht një shaka, nuk më ka shkruar. Ku u bëre ti të të shkruajë ai? Nuk është ndonjë çudi e madhe dhe të më shkruajë, thjesht unë jetoj këtu dhe nuk ma di ekzistencën”, u shpreh moderatorja.

alesia bami ronaldo

alesia bami5alesia bami (7)alesia bami1alesia bami (8)alesia-bami

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"