“A po bëhet futbolli italian shumë i ngadaltë?!”, Kapelo: Fitorja e Bajernit ndaj Lacios më bëri të reflektoj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2021 | 23:15


“A po bëhet futbolli italian shumë i ngadaltë?!”, Kapelo: Fitorja e Bajernit ndaj Lacios më bëri të reflektoj

Ish-trajneri Italian Fabio Kapelo u shpreh i habitur me shpejtësinë e lojës së Lacios ndaj Bajernit, teksa bavarezët triumfuan bindshëm 1-4 në Romë në kuadër të Ligës së Kampioneve. Ish-tekniku i Milanit, Realit dhe Romës pranoi se me paraqitjen e sotme të bardhekaltërve, ai kuptoi se futbolli Italian po bëhet akoma më i ngadaltë.
_117175504_whatsubject
Ndërkohë, Kapelo theksoi se gabimet e shumta të portierit të Lacios, Pepe Reina në pasime, e cila konsiderohet një pikë e fortë e gardianit spanjoll.

“Cilësia dhe vendosmëria e Bajernit është diçka ndryshe. U befasova nga vështirësia e Lacios për të ushtruar trysni në fushë, Reina gaboi në shumë pasime dhe kjo gjë na bën të reflektojmë. Nëse ushtron gjithmonë presion si sot, Lacio do ta gjejë gjithmonë veten në vështirësi. Ishte diçka e bukur ta shikoje Bajernin, por mos vallë futbolli Italian po bëhet shumë i ngadaltë? Në Bundesligës nuk është kështu. Kjo humbje e Lacios na bën të reflektojmë”, u shhre Fabio Kapelo.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/