“A mund të ma shpjegojë dikush se çfarë do Juvja aty?”,- nuk ndalet djali i Maradonës: Boll fituat para në kurriz të ekipeve të tjera!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2021 | 18:24

“A mund të ma shpjegojë dikush se çfarë do Juvja aty?”,- nuk ndalet djali i Maradonës: Boll fituat para në kurriz të ekipeve të tjera!

Djali i Maradonës, Maradona Xhunior i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij të fundit në Itali, teksa sulmoi ashpër Juventusin dhe pjesëmarrjen e tyre në Super Ligën e Europës.

maradona xhunior

Argjentinasi u shpreh se është absolutisht kundër kësaj ideje dhe klubet duhet të mos fitojnë para në kurriz të njëra tjetrës.

‘’Të gjitha klubet që krijuan Super Ligën më zhgënjyen. Me këtë marrëveshje ato 12 ekipe treguan që duan të fitojnë para në kurriz të ekipeve të tjera. Të gjithë duhet të kenë të drejta të njëjta. Krijimi i këtij kompeticioni, nga ana tjetër, shkon në drejtim të kundërt me parimet e futbollit.

Skuadrat e mëdha të futbollit duhet të parandalojnë këtë veprim. Shpresoj që lojtarët gjithashtu të jenë të vetëdijshëm dhe të tërhiqen vetë, përndryshe ata nuk duhet të luajnë më për ekipin kombëtar.

Juvja? A mund të më thuash pse Juventusi është në këtë Super Ligë? Çfarë do aty një ekip të ka fituar Champions-in për herë të fundit në vitin 1996.  Për të mos përmendur Arsenalin dhe Milanin. E përsëris, për mua Super Liga duhet të ndalet menjëherë’’, u shpreh djali legjendës argjentinase.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"