“A mos bëhet dhe president i Italisë?!”, plas ironia me emërimin e Pirlos në pankinën e Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2020 | 22:45

“A mos bëhet dhe president i Italisë?!”, plas ironia me emërimin e Pirlos në pankinën e Juventusit

Emërimi i Andrea Pirlos si trajner i Juventusit ka habitur shumë veta. Jo vetëm për shkak të mungesës së përvojës në trajning, por për faktin se vetëm 10 ditë më parë u emërua nga kampionët e Italisë si trajneri i Juventus Primavera (skuadra e të rinjve të “Zonjës së Vjetër”).

1145523681.jpg.0
3 komedinët italianë të grupit “Gli Autogol” ironizuan ngritjen e shpejtë në përgjegjësi të ish-kampionit të Botës.

“Pirlo bëhet trajner i Juventusit U23. Një javë më vonë trajner i Interit. Mos bëhet dhe president i Republikës javën tjetër?!”, është komenti ironizues ndaj klubit juventin nga “Gli Autogol”.

Pirlo ka firmosur për dy vite si trajner i Juventusit. Ai duhet të thyejë mallkimin 24-vjeçar të Juventusit, pasi Kupa e Ligës së Kampioneve mungon në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"