A ka probleme financiare te Flamurtari? Ja si përgjigjet Ilir Daja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2018 | 20:44

A ka probleme financiare te Flamurtari? Ja si përgjigjet Ilir Daja

Flamurtari u mposht në Korçë ndaj Skënderbeut me rezultatin 1-0. Goli i vlonjatit Dejvi Bregun në minutën e 89-të i shkaktoi humbjen e 4-t në 13 javë kampionat skuadrës kuqezi që e sheh veten në kuotën e 19 pikëve.

Daja

Në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”, tekniku Ilir Daja u shpreh i zhgënjyer nga rezultati. Veç të tjerave, Daja, u pyet nga kryeredaktori i “Panorama Sport”, Jetmir Halilaj, nëse skuadra ka probleme financiare, teksa deklaroi: “Jam trajner dhe merrem me pjesën teknike. Nuk më takon mua të përgjigjem për këtë financat”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"