A ka besim Cungu te përmbysja? Ja çfarë thotë trajneri i Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2018 | 21:22

A ka besim Cungu te përmbysja? Ja çfarë thotë trajneri i Kukësit

Armando Cungu beson se skuadra e tij mund të bëj mrekullinë nesër në “Elbasan Arena” ndaj Torpedos. I pyetur në konferencën për shtyp se sa besim ka që mund të përmbyset një humbje 5-2, shkodrani dha këtë përgjigje: “Normalisht që kemi besim për ndeshjen. Nuk vjen rastësisht ky besim, por vjen normalisht duke pasur parasysh edhe forcën e ekipit dhe seriozitetin e djemve gjatë gjithë javës në stërvitje.

cungu

Futbolli ka treguar që mund të përmbyset çdo rezultat, për më tepër që ky besim na vjen po të kemi parasysh edhe ndeshjen e parë, ku përtej golave të pësuar ju jeni dëshmitar që Kukësi ka krijuar shumë raste shënimi, çka do të thotë se kundërshtari ka dobësitë e veta dhe mundësitë janë reale për ta goditur. Na lind e drejta legjitime që ta provojmë nesër, nuk është vonë për ta provuar dhe nuk mund të na ndali askush për ta bërë këtë gjë. Shpresojmë që pse jo të bëhet edhe nesër (sot) mrekullia dhe të japim edhe ne një sinjal tjetër besueshmërie që rezultatet edhe mund të kthehen”.

Vladimir Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"