“A jeni të çmendur?”, Klop i kthehet stafit të tij pas kartonit të kuq të Çelsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 12:48

“A jeni të çmendur?”, Klop i kthehet stafit të tij pas kartonit të kuq të Çelsit

Jurgen Klop nuk ishte i lumtur me stafin e skuadrës së tij, pasi ato duartrokitën kur Kristensen i Çelsit doli nga loja me karton të kuq në përballjen ndaj Liverpulit. Pas ndërhyrjes së VAR-it, mbrojtësi i londinezëve u ndëshkua me karton të kuq pas një faulli që shkaktoi ndaj Manes.

Kristiansen Mane

Menjëherë pas këtij momenti, disa pjesëtarë nga stafi i Liverpulit duartrokitën vendimin e arbirtrit. Por Klopit nuk i ka pëlqyer aspak kjo skenë e stafit të ekipit të tij.

“A jeni të çmendur? Ne nuk e bëjmë kurrë këtë, ok?”, raportohet ti ketë thënë anëtarëve të stafit, trajneri gjerman.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"