A i druhet shkarkimit nëse eliminohet Kukësi? Cungu: Kam ardhur për të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2018 | 21:39

A i druhet shkarkimit nëse eliminohet Kukësi? Cungu: Kam ardhur për të…

I pyetur në konferencën për shtyp nëse ka marrë garanci nga presidenti Safet Gjici, që do të qëndroj në pankinë edhe nëse eliminohet nga Torpedo nesër, trajneri i Kukësit, Armando Cungu, dha këtë përgjigje: “Unë nuk kam ardhur për të tundur pankinat, kam ardhur për të ndejtur gjatë. Megjithatë, kam marrë garancinë e presidentit që kur pranova bashkëpunimin me Kukësin.

cungu

Unë jam trajner dhe duhet të bëj më të mirën për ekipin, ku do shoh punën time dhe të sportistëve. Për të gjykuar më tepër janë drejtuesit e klubit dhe presidenti, që mund të marrin edhe vendimet e duhura. Mua më duket se ka një ndryshim nga Kukësi që në momentin që e kam marrë, por ju gazetarët kërkoni që të bëhet çdo gjë për dy ditë ose një jave, me shkop magjik. Asgjë nuk bëhet me shkop magjik, çdo gjë do kohën e vet, por nuk mund ta gjykoj unë punën time, t’ia lëmë të tjerëve këtë”.

Vladimir Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"