A është ndarë Çiljeta me Alban Hoxhën? Ja si përgjigjet këngëtarja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2018 | 11:25

A është ndarë Çiljeta me Alban Hoxhën? Ja si përgjigjet këngëtarja

Lajmi për krisjen e marrëdhënieve e më pas ndarjen e tyre pushtoi portalet prej dy ditësh, pasi profilet në Instagram të secilit, ku nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin, shkaktuan konfuzion.

Por jo, nuk qenka e vërtetë. Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ka postuar në profilin e saj në Instagram një video ku duket në makinë me portierin e ‘Partizanit’ Alban Hoxha, duke konfirmuar kështu se ata janë bashkë dhe të lumtur.

Albani dhe Ciljeta

Në video, Ciljeta nxjerr gjuhën si përgjigje për të gjitha lajmet që kanë qarkulluar këto ditë, e në sfond i shoqëron kënga “Unë dhe Ti” e Alban Skënderajt, një himn për të dashuruarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"