A është gati De Biazi të kthehet te Shqipëria? Ja si përgjigjet trajneri…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2022 | 23:54

A është gati De Biazi të kthehet te Shqipëria? Ja si përgjigjet trajneri…

Barazimi dramatik i Shqipërisë ndaj Islandës, ka tronditur ndjeshëm stolin e Edi Rejës, teksa gjasat janë të mëdha që mes trajnerit aktual dhe FSHF-së të ketë një “divorc”.

de biazii

Një ndër emrat që ka dalë në skenë si kandidat i mundshëm për të marrë drejtimin e Kombëtares në rast largimi të Rejës është Xhani De Biazi. Gjithsesi ish-trajneri që shkroi historinë me Shqipërinë në Kampionatin Evropian të vitit 2016,  në një prononcim të shkurtër për “Koha.net” e ka mohuar një rikthim te kuqezinjtë.

“Kam kontratë me Azerbajxhanin deri më 30 shtator dhe më pas do t’i shqyrtoj të gjitha ofertat që do t’i kem përpara. Lërini spekulimet! Shumicën e kohës janë si era. Në botën mediatike 95 % të fjalëve janë gënjeshtra”, ka thënë shkurtimisht De Biazi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"