“A duhet të infektohej Rugani që të ndalte futbolli?”, flet Lukaku: Idhull te Interi kisha …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2020 | 20:34

“A duhet të infektohej Rugani që të ndalte futbolli?”, flet Lukaku: Idhull te Interi kisha …

Romelu Lukaku ka folur në një video direkte nga faqja zyrtare e Pumas në Instagram, ku tha se Adriano ishte lojtari i tij i  preferuar te Interi dhe se është shumë i etur për të shënuar.

romelu-lukaku-inter-milan_qru87kftn3kp13htgkwgjdg0m

Mirëpo belgu pati dhe një kritikë për vazhdimin e kampionatit kur koronavirusi ishte përhapur, duke ngritur pyetjen ironike a duhet të infektohej Rugani që ta ndalnin futbollin?

Lukaku

Statistikat personale- Jetoj për të shënuar, por jam gjithmonë i gatshëm nëse duhet të ndihmoj skuadrën. Statistikat personale kanë pak rëndësi.

lukaku

Idhujt- Te Interi më pëlqente shumë Adriano, i cili ka bërë gjëra të mëdha me fanellën e zikaltërve. Për sa i përket futbollit ndërkombëtar, kujtimet e para më vijnë nga Kupa e Botës 1998, kur Ronaldo (Fenomeni) tregoi çfarë klasi kishte.

lukaku-inter-940x530

Emergjenca- Shëndeti vjen i pari. Pse duhet të luajmë kur në botë ka njerëz që rrezikojnë jetën? A duhej të infektohej Rugani që të ndalej futbolli? A është normale kjo? Jo, nuk është normale. Më mungon futbolli, por tani ka rëndësi shëndeti i njerëzve. Çdo gjë tjetër është dytësore.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"