A do të vazhdojë Bushi të drejtojë kombëtaren U-21? Ja si përgjigjet trajneri…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2018 | 11:13

A do të vazhdojë Bushi të drejtojë kombëtaren U-21? Ja si përgjigjet trajneri…

Alban Bushi ka bërë publike listën e futbollistëve të grumbulluar për 2 takimet miqësore me Maltën.

37d955ae-ae5a-4c67-966d-6925343c52aa

“Jam brenda kontratës me FSHF. Është në dorën e presidentit Duka nëse rinovoj ose jo. Unë po mendoj vetëm për dy miqësoret me Maltën”, ka thënë Bushi pasi u pyet nga “Panorama Sport”  nëse do të jetë sërish trajner i U-21 edhe sezonin e ri.

Më tej trajneri Bushi ka folur edhe kundërshtarin e rradhës Maltën.”Edhe ne jemi skuadër modeste. Gjatë edicionit të shkuar zhvilluam dy miqësore të forta me Francën dhe Italinë. Kemi në listë afërisht 40 lojtarë dhe presim të përforëcohemi me shqiptarë të Maqedonisë, ku do të jenë 3 lojtarë, por që nuk kanë pasur shumë minuta. Këtë edicion na duhet një sulmues goli. 60% e listës është me lojtarë të rinj. I njoh edhe lojtarët e kampionatit tonë që nuk janë grumbulluar tani, e di potencialin e tyre.”, vijoj Bushi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"