A do të pije kafe me legjendën e Junajtid? Ja si përgjigjet Xherdan Shaqiri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2018 | 16:20

A do të pije kafe me legjendën e Junajtid? Ja si përgjigjet Xherdan Shaqiri

Gjatë verës që kemi lënë pas, Gari Nevill lëshoi disa deklarata thumbuese për yllin e Liverpulit, Xherdan Shaqiri. “Nuk jam një fans i Shaqirit të them të drejtën” kishte thënë Nevill. Kjo kishte ardhur më shumë si pasojë pse Shaqiri kishte lënë lojtarët e tij tek Stoke për të ikur në “Anfield”. Madje, Nevill kishte humbur një bast me Karragher dhe Shaqiri i kishte dërguar legjendës së Mançesterit një fanellë të tij, të nënshkruar nga vet lojtari shqiptar.

Xherdan-Shaqiri-1021850

I pyetur se a do të pranonte të pinte një kafe me ish mbrojtësin e Mançester, lojtari që përfaqëson Zvicrën nuk dha shenja pozitive.

“Jo. Nuk më intereson se çfarë thotë ai. Mund të thotë çfarëdo tani që po punoj shumë” ka thënë lojtari përmes “Liverpool Echo”.

“Shumë persona kanë dyshuar se kalimi im tek Liverpul është hap më i madh se që duhet për mua. Por, isha gjithmonë i qetë. E dija nga eksperienca tek Bajern dhe Inter se duhet të jem i qetë, të punoj dhe të fokusohem”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"