A do të përsëritet “shqiponja”? Edhe në Zvicër janë të ndarë për festimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2018 | 18:27

A do të përsëritet “shqiponja”? Edhe në Zvicër janë të ndarë për festimin

Sot ka qenë konferenca për shtyp e skuadrës së Zvicrës ku në tavolinë përballë gazetarëve u ulën shumë lojtarë së bashku me trajnerin. Në këtë konferencë Xhaka, Shaqiri dhe Stefan Litshtajner kanë kërkuar falje për simbolin e shqiponjës që e kanë bërë si festim gjatë ndeshjes më Serbinë.

sdfhdgfgxd

Lojtarët u shprehën se nuk do ta bëjnë më këtë veprim dhe se tani i përket së shkuarës. Megjithatë gazeta më e madhe e Zvicrës, “Blick” ka bërë një sondazh ku ndjekësit e faqes pyeten nëse fjalët e lojtarëve do të jenë të vërteta dhe nuk do ta kryejnë më.

sdhfsdg

Por, duket se edhe në Zvicër janë të ndarë në këtë qëndrim. Një ndarje tërësisht e barabartë, ku 50% e votuesve kanë menduar se lojtarët nuk do ta kryejnë më këtë gjest dhe 50% mendojnë se “shqiponja” do të përsëritet si pasojë e emocioneve të lojtarëve.

fdgjhgfgcv

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"