Postuar: Shtator 8, 2018 | 16:42
“A do të bjerë prapë Tirana nga kategoria?”, Mavraj merr përgjigje të menjëhershme nga zyrtari i klubit bardheblu
Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj ka gjetur momentin që të bëjë një shaka me një shokun e tij pas ndeshjes së Kombëtares me Izraelin. Ai ka postuar në “Instastory” një foto me Arzen Vocin i cili është mjek te skuadra e Tiranës dhe ka shkruar:
“A do të bjerë Tirana nga kategoria?. Por menjëherë ka marrë edhe përgjigjen nga një zyrtar i klubit, Mario Nikolli i cili është njëkohësisht me Mavrajn duke i thënë: “T’u thaftë goja”. Ndërsa Mavraj ia kthen përsëri duke i thënë: “Mos ke Frik, jam unë i lirë dhe kam kohë t’iu ndihmoj”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"