ZYRTARE/ Afrim i rëndësishëm te Vllaznia, shkodranët përforcohen në repartin e sulmit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2020 | 14:21

ZYRTARE/ Afrim i rëndësishëm te Vllaznia, shkodranët përforcohen në repartin e sulmit

Siç pritej prej ditësh, Vllaznia ka zyrtarizuar ditën e sotme afrimin e sulmuesit nga Maqedonia e Veriut, Simeon Hristov.Simeon-Hristov-prezantim-696x490

Prej kohësh Jonuz kërkonte një lojtar për repartin e sulmit dhe ditën e sotme kanë zyrtarizuar afrimin e Hristov. Lojtari stërvitej prej disa ditësh me ekipin, ndërsa vetëm sot ka hedhur firmën në kontratë, teksa ka firomsur për një vit.

Simeon-Hristov-firma-635x420

Sulmi ishte një nga problemet kryesore te Vllaznia në dy fazat e para dhe shkodranët shpresojnë se me afrimin e Hristov ta kenë zgjidhur këtë problem.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"